E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, një shqiptar, kapo i bandës së grabitësve në Glifadha

ATHINE- Shtypi grek shkruan se të paktën njëri nga personat, që para tre ditësh kryen një grabitje në Glifadha, dhe abuzuan seksualisht me gruan e shtëpisë në prani të burrit të saj, është shqiptar. Kamera e shtëpisë kishte filmuar fytyrat e grabitësve dhe policia konstatoi, se kryetari i grupit është një shqiptar, i njohur nga dëshmitë e viktimave, për një seri grabitjesh me armë në zonë.

Sipas gazetës “Protothema”, grupi i drejtuar nga shqiptari, tashmë i kërkuar, ka kryer mbi 10 grabitje dhe karakteristikë është se ato kryhen kur anëtarët e familjës janë brenda në shtëpi, duke u bërë tmerri dhe ankthi i banorëve të zonës.

Vetëm në muajin shtator janë dokumentuar 4 grabitje, dhe e fundit është ajo që ndodhi duke u gdhirë e mërkura. Rreth orës 4 00 të mëngjesit, tre personat me kallashnikov hynë në shtëpinë e një cifti me dy fëmijë binjakë në Glifadhë dhe pasi bastisën, policia tha se abuzuan seksualisht me gruan në prani të burrit të saj. Pastaj morrën makinën e tyre dhe u larguan qetësisht.

Policia është në kërkim të 3 personave, njëri prej të cilëve tashmë është identifikuar plotësisht. Ata akuzohen për të paktën 10 grabitje me dhunë.
(Nga Greqia Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›