E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj, autopsia: Dëshmitari "X" u vetëvra

PRISHTINE- Ekspertiza mjeko ligjore vërteton se Agim Zogaj, njëri prej dëshmitarëve, kundër Fatmir Limaj në kuadër të hetimeve për krime lufte në Kleçkë, është vetëvrarë

Ekspertiza mjeko ligjore e trupit të pajetë të 49 vjecarit, i njohur si si dëshmitari "X", në procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, është bërë nga policia gjermane nga qyteti i Duisburgut, në Gjermani.

Policia e këtij qyteti konfirmoi se Agim Zogaj 49-vjeçar, ka varur veten me litar në orët e vona të së martës, në një park të Duisburgut, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Në dosjen “Kleçka” është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, të cilit gjykata e qarkut në Prishtinë, më 22 shtator, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha e Refki Mazreku akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fundi i muajit tetor, ndërkohë që më 22 shtator gjykata e qarkut në Prishtinë, caktoi masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj Fatmir Limajt.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›