Klubet e futbollit, problematika e shndërrimit në sh.a.
Vendimi i Federatës për të shtyrë kampionatin për shkak të një kërkese të UEFA-s për shndërrimin e klubeve në shoqëri aksionere, e ka futur futbollin shqiptar në një nga momentet më të rëndësishme të historisë pas viteve '90. Pyetjet që ngrihen pas nisjes së këtij procesi vendimtar, janë vërtet të shumta: 1. A do të pranojnë bashkitë të bëjnë kthimin e klubeve në shoqëri aksionere? 2. A do të nisë sezoni i ri futbollistik? 3. A do të ketë kontrolle për pastërtinë e parave që hyjnë në aksionet e klubeve? 4. A kemi ne njerëz të besuar që t'u ofrojmë këtë pasuri me ofertë publike? Ja disa nga problematikat që dalin me shndërrimet juridike që pësojnë klubet e futbollit në Shqipëri.
1. Kthimi i klubeve në "sh.a.", duhet thënë troç se duhej të ishte bërë më shpejt, ç'ka do të sillte pashmangshmërisht një rritje të nivelit të futbollit. Por, sërish mund të themi se jemi në kohë edhe pse kërkesa erdhi si një ultimatum nga jashtë. Të gjithë e kanë kuptuar se futbolli në Shqipëri nuk mund të vazhdojë më me klube që e kanë statusin juridik "as mish, as peshk", në një kohë që e gjithë Evropa e sidomos ajo e futbollit të zhvilluar, ecën në një drejtim tjetër. Privatizimi i klubeve ka qenë një temë e ngritur jo rrallë, por në shumicën e rasteve nga gazetarët, pasi drejtuesit e klubeve apo kryetarët e bashkisë (mënjanë dëshira), nuk e kishin shumë idenë se çfarë do të thoshte ky proces. Tashmë që ky realitet u është shtruar përpara në skrivanitë e tyre, janë duke kërkuar metoda "sesi mund ta qepin këtë punë", pa lëshuar edhe aq shumë pe nga kompetencat. Por, ndryshimi i statusit është vërtet një domosdoshmëri, në mënyrë që njerëz si Halili, Fushaj, Sulaj, Zeqo apo ndonjë tjetër, të mos hedhin para thjesht për pasion apo për ta quajtur veten "bosa të klubit", por në fund të kenë edhe interesa të tjera, sportive e financiare.
2. Duke parë sesi ka nisur ky proces, mund të themi me bindje se sezoni i ri i futbollit është në rrezik. Pjesa më e madhe e bashkive nuk kanë nisur fare nga puna, madje ndonjëherë edhe për arsye banale siç janë pushimet. Nga 19 klube që janë në pritje për t'u shndërruar në "sh.a.", vetëm dy, Teuta dhe Vllaznia, kanë përfunduar procedurat. Pjesa tjetër duken në vendnumëro, duke krijuar idenë se statusi është gjëja e fundit që atyre u shkon në mendje edhe pse FSHF i ka kërcënuar se nuk do t'i pranojë në kampionat pas 31 gushtit. Në këtë listë klubesh kaotike futet për çudi edhe Tirana, që jo rrallëherë merret si shembull për çështje rregullsie. Në fakt, ai bardheblu mund të thuhet pa frikë se në vitet e fundit ka qenë shembulli tipik që tregonte se si një klub nuk mund të funksionojë duke qenë me një status juridik të paqartë, pra as i shtetit dhe as i privatit. Sezoni i ri i futbollit, me shumë gjasa do të nisë duke vendosur ndonjë afat tjetër apo duke bërë ndonjë amnisti nga FSHF. Në të kundërt, gjasat që bashkitë dhe klubet të çojnë deri në fund këtë proces, thuajse nuk ekzistojnë...
3. Një nga problemet me kthimin në shoqëri aksionere të klubeve është frika se futbolli mund të shërbejë për aktivitete jo ligjore, siç është pastrimi i parave. Gjithsesi, në Shqipëri një zgjidhje është gjetur, megjithëse ajo duket tipike si për në Shqipëri. Bashkitë kanë menduar të jenë vetë aksionerët e vetëm, duke mos u lodhur të shohin se çfarë parash po hyjnë në klubin që deri dje e kishin në pronësi absolute. Një pjesë e tyre kanë deklaruar se më vonë do të shohin mundësinë e futjes së aksionarëve të rinj, që do të rriste të ardhurat e një klubi.
4. Një nga dilemat më të mëdha për shndërrimin e klubeve të futbollit në shoqëri aksionere, është ajo se në duart e kujt do të përfundojnë këto klube. Eksperienca e deritanishme ka lënë të kuptohet se herë pas here, futbolli ka shërbyer si mburojë e mirë edhe për njerëz që kanë probleme me drejtësinë apo që duan të mbulojnë probleme të tjera. Thënë ndryshe, një president klubi duhet të jetë jo vetëm i pasur dhe të harxhojë para, por të ketë edhe një integritet në shoqëri. Ky problem ekziston gjithnjë në rastet e ndryshimeve që bëhen në statusin e klubit, ndërkohë që në Shqipëri ka edhe shembuj pozitivë të financimit të klubeve.
Si përfundim, mund të thuhet se pavarësisht problemeve, ndryshimi i mënyrës së funksionimit të futbollit nuk është aspak i lehtë. Por, ai është një proces i domosdoshëm për të mos e lënë futbollin në një batak të pashpresë për vite të tëra. Një njeri që financon në pronën apo biznesin e vet, është i interesuar që të ketë fitime dhe ta mbajë atë sa më mirë. Kjo është edhe logjika e ndryshimeve që po pëson futbolli, që ashtu si në botë, është më mirë të jetë në duart e privatëve dhe të shihet si një biznes, sesa në duart e një bashkiaku të radhës, që e përdor atë për qëllime kushedi se çfarë. Me kalimin e kohës, aksionarët duhet të garantojnë edhe rrogat e futbollistëve që në fillim të sezonit, siç ndodh në kampionatet e forta të Evropës, por për momentin, kjo është një kërkesë e largët për kushtet e Shqipërisë.