E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Hages, Poçar: Të arrestohet Mlladiç dhe Haxhiç

 

NJU JORK-Presidenti i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Fausto Poçar ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të dy të akuzuarve kryesorë që gjenden ende në arrati, Ratko Mlladiç, Goran Haxhiç. Poçar i bëri deklaratat para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai vlerësoi pozitivisht rolin e Serbisë në arrestimin e Karaxhic dhe ish komandantin e policisë së serbëve të Bosnjës, Stojan Zhupljanin.
Presidenti i Gjykatës së Hagës theksoi se institucioni që drejton nuk mund të përfundojë punën deri në arrestimin e Mlladic dhe Haxhiç.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›