E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, Vujanovic: Njohja e Kosovës në pajtim me Kushtetutën

 

PODGORICE - Presidenti i Mali të Zi Filip Vujanovic ka vlerësuar se njohja e Kosovës është na pajtim me kushtetutën. "Vendimi i qeverisë të enjtën ishte kushtetues", tha Vujanovic duke sqaruar se vendim i qeverisë ndjek atë që kanë bërë edhe 49 shtete para Malit të Zi. Ai theksoi se Mali i Zi ka pritur pothuajse tetë muaj për t'u shprehur për Kosovën, duke e bërë këtë pasi u shprehën 48 shtete, 22 në BE dhe në NAT0 dhe 30 në Këshillin e Evropës. "Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë politikë shtetërore në dëm të qytetarëve dhe në dëm të Mali të Zi si shtet në formacionet integruese", ka thënë Vujanovic, i cili pret që edhe autoritetet e Serbisë ta kuptojnë se kjo është realitet. Ai hodhi poshtë pohimet se mbi Malin e Zi janë bërë presione për të njohur Kosovën, duke thënë se shteti i Malit të Zi është konsideruar si partner, i cili duhet të respektojë vlerat e politikës së jashtme të BE-së nëse do që të hyjë në të. Edhe kryeministri malazez Milo Gjukanovic u shpreh për njohjen e Kosovës. Ai theksoi se vendimin për njohjen e Kosovës Mali i Zi e ka marrë, jo për shkak të presioneve, por nga nevoja e forcimit të besimit të partneritetit me vendet e BE dhe NAT0-s, pjesë përbërëse e të cilave synon të bëhet.
Deklararat e dy liderëve të Malit të Zi u bënë një ditë pas protestës së dhunshme që u zhvillua në Podgoricë kundër njohjes së shtetit të Kosovës. Në protestën ku morën pjesë mijëra qytetarë mbetën të plagosur rreth 34 persona mes të cilëve policë dhe protestues. Policia u shpreh rreth këtij fakti se ishte e detyruar të ndërhynte pasi protestuesit po qëllonin me gurë ndërtesat e Parlamentit dhe Qeverisë.

(d.b/QIK/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›