Greqi, papunësia rritet me ritme dramatike

Papunësia Greqi, foto arkiv
Niveli i papunësisë në Greqi vazhdon të rritet me ritme dramatike. Në muajin shkurt të 2012-ës u rrit në 21,7 % nga 15,2% që ishte në shkurt të 2011-ës dhe 21,3 % në janar të 2012-ës, me 19.000 punonjës të humbasin punën e tyre brenda një muaji, sipas të dhënave që publikoi Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT).
Krahasuar me një vit më parë, janë regjistruar ndryshimet e mëposhtme:
u rrit numri i të papunëve rreth 42,3% në 1.070.724 persona nga 752.289
u reduktua fuqia punëtore rreth 8 % në 3.872.243 nga 4.208.831
u rrit numri i personave ekonomikisht joaktive rreth 0,8 %, në 3.358.785 njerëz nga 3.332.855.
Niveli i papunësisë për femrat është 25,7% nga 18,8% që ishte në shkurt të 2011-ës, ndërsa për meshkujt vetëm 18,6% nga 12,5%.
Më shumë se një në dy (53,8%) të rinj deri në 24 vjec, kundrejt 40,3 % një vit më parë dhe pothuaj një në tre (29,1%) deri në moshën 34 vjec, kundrejt 20,4 %, gjendet jashtë tregut të punës.
Në nivel rajonal, problemin më të madh e kanë Maqedonia-Thraka, 23,3%, Atika 23% dhe Epiri-Maqedonia Perëndimore me 22,3 %.
/Europa e Lire/
Pergatiti: E.L