E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truvada, pilula që parandalon AIDS-in

Truvada, pilula kundër HIV-it

Medikamenti me emrin Truvada, i cili sipas e Administratës për Ushqim dhe Barna në SHBA-së parandalon infektimin me HIV.

Ky vendim erdhi pasi provat klinike treguan se ky medikament mund të ulë rrezikun e infektimit me HIV-it te meshkujt homoseksualë nga 44 në 73 për qind tek të cilët është testuar që prej vitit 2004 kryesisht për të trajtuar kryesisht njerëzit e infektuar.

Pilula është për konsumim të përditshme dhe duhet të merret nga personat e shëndetshëm që janë në rrezik të lartë të infektimit me HIV-it, duke përfshirë çiftet me një partner HIV-pozitiv.

Megjithatë skeptikët shqetësohen se prodhimi i medikamentit për parandalimin e HIV-it mund të nxisë sjellje të rrezikshme seksuale ose të krijojnë variacione të drogës rezistente ndaj virusit.

Vendimi përfundimtar mbi barin pritet nga mesi i qershorit dhe nëse kjo ndodh ky do të jetë një miratim historik në luftën kundër virusit HIV. Ky medikament aktualisht kushton 900 dollarë për një kurë njëmujore. /CCN/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›