E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, faqeelektronike përqytetin muze

GJIROKASTER- Kompania private italiane "Geoservis" ka çelur keto ditë një faqe zyrtare elektronike për Gjirokastrën historike. "Në këtë faqe elektronike, që është e para që realizohet nga një kompani e huaj, janë evidentuar objektet kryesore monument kulture të qytetit", tha Teodor Bilushi, kryetar i shoqatës kulturore "Dante Aligeri".

Sipas tij, kalaja, muzeu i armëve, ai etnografik, shtëpia e Zekatëve, Skendulatëve, Angonatëve si dhe mjaft shtëpi të tjera të shpallura monument kulture, janë disa nga këto objekte.

Kreu i shoqatës "Dante Aligeri" thotë se një faqe e tillë elektronike do t'u shërbejë jo vetëm turistëve të huaj për të marrë informacion mbi qytetin e përfshirë në projektet e UNESKO-s, por edhe vet qytetit për të tërhequr sa më shumë vizitorë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›