E Diel, 1 Nëntor 2026

Siberi, rrëzohet avioni, 32 të vdekur

SIBERI- Zyrtarë të ministrisë ruse për emergjenca deklarojnë se një aeroplan është rrëzuar në pjesën perëndimore të Siberisë, ndërsa 32 persona rezultojnë të vdekur, raporton Radio Evropa e Lirë.

Po sipas tyre, nga rrëzimi i aeroplanit, që ndodhi sot në mëngjes kanë shpëtuar 11 vetë, të cilat janë në spital me lëndime serioze.

Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte rrëzuar, ndërsa u përfshi në flakë. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit.

Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, operohej nga UTair dhe fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›