E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, parrulla proteste edhe në Akropol

ATHINE-Sindikatat greke e kanë cuar edhe në Akropol protestën e tyre. Parrulla të mëdha kanë mbuluar muret e Akropolit në shenjë proteste kundër politikës ekonomike të qeverisë për privatizimin e pasurive shtetërore. Në greqisht dhe anglisht në parrullat shkruhet: "Populli ka forcë, ai nuk dorëzohet kurrë", ndërsa në vend janë mbledhur veprimtarë sindikalistë.
Vizitat e turistëve vazhdojnë normalisht në këtë monument.
Nuk është hera e parë pranë që protestuesit vendosin parrulla në Akropol në shenjë proteste.

Ndërkaq u mbushën 33 ditë rresht që “qytetarët e zemëruar” qëndrojnë të grumbulluar në sheshin Sintagma,
duke bërtitur slogane kundër qeverisë duke mbajtur parulla dhe pankarta.

Ndërkohë, mbrëmë për më shumë se një orë, anëtarët e lëvizjes "Nuk paguaj" iu kërkonin pasagjerëve në metronë e Athinës, të mos paguanin bileta ose të anulonin biletat e tyre.

E njëjta situatë ehe në Selanik, ku disa qindra njerëz, duke filluar nga Kulla e Bardhë, marshuan në rrugët qendrore të qytetit.

Të gjithë presin me ankth ditën e nesërme, kur në Parlament do të votohet Plani Afatmesëm i masave antikrizë të qeverisë.

“Ky plan nuk duhet të kalojë. Ne nuk mund të lejojmë grabitjen e pasurisë shoqërore, nuk do të tolerojmë vuajtjet e shumta për të siguruar fitimet e disa njerëzve” – thonë protestuesit.

“Qytetarët e zemëruar” duken të vendosur të rrethojnë parlamentin dhe e vetmja gjë që i shqetëson janë incidentet e dhunshme, që mund të përpiqen të njollosin protestën e tyre.

Sindikatat e sektorit shtetëror dhe privat kanë njoftuar një grevë 48-orëshe të martën dhe të mërkurën, në mënyrë për të anuluar masat, sipas tyre, jopopullore të Planit Afatmesëm të qeverisë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, parrulla proteste edhe në Akropol

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›