Tufa kërkesë gjykatës “Më lironi, se mbaruan afatet e paraburgimit”
12/12/2011 I dënuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Mirit të Xhikes pretendon lirinë
TIRANE-I dënuar dy javë më parë me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Fatmir Ramës dhe dy personave të tjerë, Lavdërim Tufa i kërkon lirinë gjykatës së Tiranës. Nëpërmjet një kërkese që mban nr. 1754, i dënuari Tufa kërkon shuarjen e masës së sigurimit arrest me burg, për shkak se sipas tij, ka përfunduar afati i paraburgimit dhe se masa e dënimit të dhënë nga gjykata është ezauruar nga koha e qëndrimit në qeli që nga momenti kur Tufa u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitin 2003-in. Mësohet se kërkesa e të dënuarit Lavdërim Tufa i ka rënë gjyqtarit Albert Meça, i cili pritet të tërhiqet nga shqyrtimi i saj për shkak se Meça ka gjykuar Tufën në shkallën e parë. Vetëm para dy javësh Gjykata Penale e Tiranës e dënoi 35-vjeçarin Tufa me 20 vjet heqje lirie duke rrëzuar pretencën e Prokurorisë që këmbënguli për burgun e përjetshëm për të për ngjarjen e bujshme të Lundrës, ndodhur gjatë ndeshjes së futbollit Rusi-Shqipëri. Por, ndërsa ka bërë kërkesën në gjykatë për t’u liruar, Tufa i është drejtuar edhe Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, si dhe për marrjen e pafajësisë. Në arsyetimin e vendimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Albert Meça argumentoi se pas mbledhjes së fakteve gjykata arriti në konkluzionin se Tufa nuk ka qenë ekzekutor në ngjarjen e marsit të vitit 2003, por roli i tij ka qenë ai i bashkëpunëtorit. Në bazë të këtij argumenti, gjykata i hoqi dënimin të pandehurit për “armëmbajtje pa leje”, pasi në armët automatike në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gjurmët e gishtave të tij, ndërsa e dënoi atë vetëm për akuzën e vrasjes. Në lidhje me analizat e ADN-së dhe interpretimet e tyre gjykata vendosi të pranojë konkluzionet e ekspertit italian Renato Biondo, duke marrë me rezerva konkluzionet e ekspertëve shqiptarë, ku sipas të cilëve ADN-ja e Tufës nuk përputhet me atë të përzierjes së gjakut, të gjetur në një kapuç në vendin e ngjarjes. Për 9 vite radhazi Prokuroria nuk u tërhoq nga dënimi me burgim të përjetshëm ndaj të pandehurit Lavdërim Tufa, i cili akuzohet prej saj si personi që vrau në 2003 pronarin e kompleksit “Kartodrom” Fatmir Ramën, Kristaq Canin dhe kamerierin Julian Drishti.