Wollfarth: Gjykata Administrative duhet ngritur, gjeni zgjidhje
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth përsërit apelin drejtuar partive politike se "integrimi është çështje kyçe për Shqipërinë" dhe bën apel se “duhet gjetur zgjidhja për ngritjen e Gjykatës Administrative”.
Deklarata është bërë sot paradite, në takimin e zgjeruar të Bordit Drejtues të “Biznes Albania” ku ambasadori ishte i ftuar.
Pr/ligji për Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, ka mbetur peng pasi kërkon 84 vota në Parlament. Pr/ligji për gjykatën Adminsitrative ishte edhe dje në rendin e ditës së seancës parlamentare, por sërish u shty pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci deklaroi prerë se nuk do të votojë ligjet që kërkojnë 3/5 pa miratuar më parë paktin me 10 pika të propozuara nga kryesocialisti Edi Rama.
Një tjetër pikë kyçe ku u ndal ambasadori i OSBE-së është dhe lufta kundër korrupsionit. „Është e rëndësishme që të punohet për të luftuar korrupsionin. Tenderat publike, koncensionet dhe lejet e ndërtimit janë shembull në këtë rast“- nënvizoi Wollfarth. Ndërsa cilësoi si inkurajuese për Shqipërinë ecurinë e biznesit dhe tregun i lirë. Ambasadori i OSBE-së shtoi se “Biznesi duhet të jetë i bashkuar, pasi kjo do të ndihmojë në zhvillimin e tij”
(s.g/Balkanweb)