Greqi, përleshje të dhunshme edhe këtë të premte
Athinë -Protestat në Greqi, duket se nuk po marrin fund. Pas pesë ditësh përleshjesh midis protestuesve dhe policisë, situata vijon të jetë e njëjtë edhe këtë të premte. Mijëra vetë janë hedhur sot në rrugët e Athinës, duke shkaktuar kaos në të gjithë qytetin. Nxënës shkollash dhe studentë kanë hedhur bomba molotovë mbi policinë. Në të gjithë qytetet e tjera të vendit, janë paralajmëruar sërish protesta gjatë orëve të pasdite.
Ndërkohë, në gjendje alarmi është vënë edhe ushtria, e cila do të ndërhyjë për të penguar protestuesit, nëse situata do të precipitojë në dhunë dhe kaos, ashtu sikurse ka ndodhur ditët e shkuara. Protestuesit i kanë vënë flakën makinave dhe ndërtesave, duke shkaktuar miliona euro dëme shtetit dhe biznesit privat. Për këtë arsye, shumë qytetarë grekë kanë braktisur makinën e tyre gjatë ditëve të fundit, nga frika se mos qëllohen nga protestuesit.