E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, KE: Të hetohen zgjedhjet, opozita në kuvend

STRAZBURG- Në raportin e tij më të fundit KE i bën apel opozitës dhe qeverisë shqiptare për të gjetur gjuhën e dialogut, me qëllim daljen nga kriza politike që ka pllakosur vendin. Në raportin që do të diskutohet më 28 janar ora 15.00 në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës në Strasburg i kërkohet qeverisë të ngrejë një komision hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa opozitës i bëhet thirrje urgjente të kthehet në Parlament, nga ku së bashku me maxhorancën të punojnë për realizimin e reformave të rëndësishme. Në raportin e plotë që ka siguruar News 24 theksohet se ngritja e komisionit hetimor duhet të jetë e menjëhershme, gjithashtu kërkohet përmirësimi i kuadrit ligjor.“Autoritetet shqiptare duhet të përmirësojnë kuadrin ligjor zgjedhor, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias”, theksohet në raport. Ky komision i kërkon presidentit të Republikës, Bamir Topi të luajë rolin e ndërmjetësit, në gjetjen e një konsensusi për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës, si dhe për ndreqjen e problemeve të zgjedhjeve të shkuara. Draftrezulta e hartuar nga bashkëraportuesit, Jako Lakso, David Uilshire, përmban dhjetë pika. Në të parën thuhet se kriza politike dhe institucionale që pas zgjedhjeve të 28 qershorit me bojktorin e Partisë Socialiste ka paralizuar vazhdimësinë e reformave në vend. Kjo situatë dëmton interesat e shqiptarëve dhe ambiciet integruese europiane.2. Asamblja konstaton se ky bojktot ka dëmtuar edhe marrëdhëniet e Shqipëirsë me Asamblenë. Nuk është formuar ende një delegacion i ri shqiptar për Asamblenë e KE për shkak pasi anëtarët e vjetër të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet e Asamblesë.3. Asambleja shikon se mungesa e dialogut parlamentar, si pasojë e bojktotit ka dëmtuar funksionin e institucioneve demokratike në vend.4. Asambleja vë re gjithashtu se mungesa e dialogut parlamentar ka ashpërsuar retorikën mes palëve dhe kjo mund të destabilizojë vendin.5. Kriza politike në vend mund të rrezikojë progresin drejt integrimint europian të vendit. Është e rëndësishme që Shqipëria nuk ka përfituar nga liberalizimi i vizave si tre vendet e tjerë ballkanike.6. Asambleja shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një forum në gjetjen e një zgjidhjeje në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare në kërkim të një zgjidhjeje për krizën. Asambleja mbështet të gjitha përpjekjet, përfshi edhe ato të presidentit Topi për të afruar partitë politike në Shqipëri. Në këtë aspekt, një tryezë e rrumbullakët ku të jenë të gjithë partitë politike do të kontribuonte në përmirësimin e klimës politike dhe rikthimin e dialogut parlamentar.7. Asambleja i bën thirrje qeverisë Shqiptare dhe opozitës ti japin fund krizës politike në vend dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për të cuar përpara reformat në vend, jetike për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.8. Asambleja i ben thirrje autoriteteve Shqiptare te zbatojne rekomandimet e komisionit Ad Hok qe vezhgoi zgjedhjet e 28 Qershorit per permiresimin e kornizes ligjore elektorale.9. Asambleja fton partite politike dhe perfaqesuesit e shoqerise civile per te ngritur nje grup qe do te hetoje te gjithe rastet e presionit mbi votuesit gjate dites se zgjedhjeve.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›