E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli akuzon Metën

Tiranë -Zëdhënësja e Partia Socialiste Mimi Kodheli theksoi këtë të shtunë se Sali Berisha po shkatërron vendin, ndërsa Ilir Meta sipas saj është paterica e tij. “Jemi të shokuar nga berishizmi i Ilir Metës dhe nga ngjashmëria e tij me zëdhënësin e Sali Berishës, por kjo është zgjedhja e tij. Sot jam këtu për t‘i thënë atij të mos merret me gratë opozitare, që e thonë hapur atë që mendojnë”-tha Kodheli.
Sipas saj, Metës “duhet t’i vij turp për gjuhën që po përdor, duke bërë të revoltuarin, ndërkohë që çdo shqiptar revoltohet sot me këtë gjuhë, që ç’edukon fëmijët dhe dëshpëron qytetarët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›