E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, polici grek vret të dashurën e tij shqiptare

ATHINE-Një krim pasioni ka ndodhur në Greqi, viktima e të cilit është një femër shqiptare.
Tronditje dhe frikë shkaktoi rrëfimi i një polici para kolegëve të tij. Polici 32 vjecar pranoi në polici se kishtë vrarë një grua 49 vjecare, mëngjesin e 28 Tetorit dhe e kishte braktisur atë në rrugë, në rajonin Schimatarit.

Trupi i gruas shqiptare, u gjet në rrugë dhe fillimisht u supozua se kishte vdekur pas një aksidenti me makinë, por rrëfimi i policit grek e zbardhi misterin e ngjarjes.
Gjithcka nisi të premten në mëngjes kur një shofer pa në rrugë trupin e një gruaje dhe njoftoi policinë. Nga hetimi paraprak u konstatua se në trupin e saj kishte disa shenja që i bënë autoritetet të dyshojnë se mbi të ishte ushtruar dhunë dhe se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident.

Prova e parë solli në dritë marrëdhënien seksuale midis gruas shqiptare dhe policit grek, që shërbente në rajonin e Atikës.
Ai e pranoi krimin dhe tregoi se sherri kishte nisur natën duke u gdhirë e premte. Fillimisht e kishte goditur gruan pa mëshirë duke e lënë pa ndjenja. Me sa duket kjo nuk iu duk e mjaftueshme dhe vendosi ta lërë në mes të rrugës, ku e goditi me makinë duke i shkaktuar vdekjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›