Greqi, policia arreston shqiptarin me 2 kg heroinë
Policia greke ka sekuestruar 2 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe ka vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, i cili po e transportonte me mjetin e tij drejt Greqisë.
Sipas policisë greke, lënda narkotike është sekuestruar në aksin Kakavijë-Janinë, në automjetin e shqiptarit 34-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Heroina ishte fshehur në filtrat e ajrit të makinës, ndërsa mendohet se kishte destinacion Athinën. Policia greke dyshon se lënda ka kaluar përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë. / G. N.