E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në shëndetësi, Obama i gatshëm për kompromis me republikanët

Pas disfatës së demokratëve në zgjedhjet për Senatin në Masaçusets, presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, u ka sinjalizuar republikanëve gatishmërinë e tij për kompromis në lidhje me reformën në shëndetësi. Në kanalin televiziv ABC Obama u shpreh, se i këshillon demokratët të përqëndrohen në ato pika të reformës së polemizuar të shëndetësisë, të cilat kanë gjetur miratim.

Nderkohe qe zëdhënësi i tij Robert Gibbs, plotësoi në Uashington, se
Obama synon megjithatë reformimin brenda këtij viti të sistemit të
shëndetësisë. - Demokratët, pas zgjedhjeve në Masaçusets, humbën në
Senat  shumicën e tyre strategjike prej 60 vendesh, me të cilën Obama
deri tani kishte mundësi të kalonte projektligjet e tij, megjithë
kundërshtimin e opozitës. Mirepo presidenti amerikan ka deklaruar se
asgje nuk do ta ndale dhe do te vazhdoje me projektet e tij mbi
sigurimin e me shume se 30 milion amerikaneve.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›