Redknap ne stolin e kombetares se Anglise

Pas largimit të Fabio Kapelos, për shkak të çështjes së shiritit të kapitenit Xhon Terri, në krye të Anglisë është ish-ndihmësi i italianit dhe trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve, Stjuart Pirs, veçse nuk besohet që ky ta drejtojë kombëtaren në finalet e kampionatit europian të kësaj vere në Ukrainë e Poloni.
Ekziston gjithsesi mundësia që Federata Angleze të mos arrijë akordin me Harri Redknapin dhe ajo ka gati një plan rezervë. Në këtë rast, stoli do t’i jepej një tjetër anglezi, Roi Hoxhsonit, që është sot trajner i Uest Bromit dhe më parë ka drejtuar Interin në Itali, Liverpulin në Angli si dhe kombëtaren e Finlandës.
Kombëtarja e “luanëve” është drejtuar nga dy trajnerë të huaj kohët e fundit, fillimisht nga Sven Goran Erikson duke nisur nga viti 2000 dhe Fabio Kapelo që nga viti 2009, ndërsa për një periudhë të shkurtër mes tyre u drejtua nga anglezi Stiv Meklaren.