Izrael raketa godet qytetin Eliat
Një raketë ka goditur qytetin jugor të Izraelit, Eilat, por pa shkaktuar dëme në njerëz, njoftuan forcat izraelite të sigurisë.
Shefi i policisë lokale, deklaroi për mediat izraelite se raketa është qëlluar nga gadishulli egjiptian i Sinait. Sipas tij, ajo goditi një impiant ndërtimi pranë një zone të banuar, pas mesnatës.
Shpërthimi i shkaktuar nga raketa ndodhi kur mijëra qytetarë ishin mbledhur në qytet për të festuar një festë tradicionale vendase.
Sulmet me raketa nga gadishulli egjiptian i Sinait janë të rralla. Sulmet në Eilat dhe në qytetin fqinj jordanez të Akabës në vitin 2010 vranë një person dhe plagosën katër të tjerë.
Izraeli deklaron se militantët janë bërë aktivë në këtë rajon që kur ishpresidenti egjiptian Hosni Mubarak ra nga pushteti në shkurt të vitit 2011. Në gusht të të njëjtit vit, një grup i armatosur kaloi kufirin për në Izrael nga gadishulli i Sinait dhe vrau tetë izraelitë.