E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet dorezimi i birit te Gadafit

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka kërkuar nga autoritetet libiane që ta dorëzojnë të birin e diktatorit Muamer GadafSaif al-Islam.
Gjykata ka lëshuar një vendim me shkrim, në të cilin iu kërkohet liderëve aktualë të Libisë që të nisin ”procedurat për dorëzimin e menjëhershëm të al-Islamit”.
Zyrtarët libianë këmbëngulin që procesi gjyqësor ndaj al-Islamit, që u kap në nëntorin e kakluar, të zhvillohet në Libi.
Gadafi është mbajtur për 139 dite izolim total, përveç vizitave zyrtare, ka njoftuar gjykata ndërkombetare e krimeve
Saif al-islam përballet me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe gjykata ndërkombëtare e krimeve bazuar dhe në gjykatën e Hagës në Hollande po kërkon ende ndjekjen penale të tij. Libia dhe gjykata ndërkombëtare e Krimeve nuk kanë rënë ende dakord për vendin se ku do të gjykohet ai.
Human Rights Ëatch ka thënë, pasi ka vizituar Gadafin vitin e kaluar se ai duhet të ketë një avokat, por ministri i Brendshëm Faëzy Abdilal tha në shkurt se Saif al-islam nuk ka kërkuar një gjë të tillë.
“Ai mund të ketë një avokat, nëse kërkon një të tille”, tha ministri në një intervistë ekskluzive për CNN.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›