Hollande prezanton programin afatmesem

Kandidati socialist francez Francois Hollande prezanton programin e tij nëse do të jetë në krye të shtetit, për dy muajt e parë dhe vitin e parë të mandatit të tij. Paketa e parë përfshin programin nga muaji maj deri në fund të qershorit dhe përmban kryesisht vendime simbolike dhe popullore, ndoshta jo shumë të preferuara por perfekte nga këndvështrimi i marketingut politik. Në këtë paketë të parë të Hollande, përfshihen; reduktimi me 30% të pagës së kreut të shtetit dhe anëtarëve të qeverisë, shtimin me 25% të nivelit arsimor që është një ndihmë për familjet në nevojë për blerjen e pajisjeve shkollore, bllokimin për tre muaj të cmimit të benzinës e dyfishim të kursimeve. Por në këto dy muaj, Hollande premton se do tu kërkojë parnerëve europianë një memorandum me kërkesat për ndryshim të Traktatit fiskal, kjo në kuadër të samitit të Brukselit në fund të qershorit, me qëllim orientimin drejt rritjes, gjithashtu do tiu njoftojë aleatëve të krerëve të G8-ës dhe Natos, rikthimin e parakohshëm brenda 2012-ës të trupave francezë nga Afganistani. Por në këtë paketë përfshihen edhe një masë tjetër; dekreti për të drejtën e daljes në pesion në moshën 60 vjecare për ata që kanë nisur të punojnë përpara moshës 20 vjecare dhe kane të paktën 41 vjet kontribute. Në prezantimin e programit të tij kandidati socialist Hollande ka folur për një seri masash dhe reformash të tjera që do të përfshijnë Francën në një periudhë një vjecare.