Pritet vendimi per tregtarin e vdekjes
Tregtari rus i armëve Viktor Bout pritet që të dënohet nga një gjykatë amerikane.
Bout u akuzua në nëntorin e kaluar për shitjen e armëve agjentëve, që paraqiteshin si militanët kolumbianë dhe kishin deklaruar se planifikonin sulme kundër ushtarëve amerikanë.
Dënimi minimal për Boutin pritet të jetë 25 vjet burg, por, ai përballet edhe me dënim të përjetshëm.
Bout, i njohur ndryshe me pseudonimin “Tregtari i Vdekjes”, u arrestua në Tajlandë në mars të vitit 2008, si pjesë e një operacioni sekret të qeverisë amerikane.
Ai u dënua në nëntor për faktin se ishte përpjekur t’i shiste armë grupit të majtë të guerrilasve kolumbianë, FARK.
Ai është mbajtur në qeli izolimi në burgun metropolitan të Manhatanit, por gjyqtarja Scheindlin deklaroi se nuk ka gjasa që Bout të ketë lidhje me terroristët apo të organizojë akte dhune në burg. Ajo tha gjithashtu se kushtet e rënda të burgimit kishin qenë të ekzagjeruara dhe se Bout ishte i rrezikshëm vetëm si një biznesmen i përfshirë në trafikun e armëve. Korrespondentët e mediave të huaja deklarojnë se vendimi është një ndërhyrje e veçantë ndaj subjektit, për të cilin normalisht duhet të vendosin autoritetet e burgut. Por avokati i Bout, Albert Dayan deklaroi se vendimi ishte një pohim se sistemi federal i burgjeve në Nju Jork lidhet me vlerësimet humane.