Greqi, qeveria: Financim shkollave greke në Korcë e Himarë
ATHINE- Ministri i jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis ka deklaruar në Parlamentin grek se qeveria ka siguruar financimin e nevojshëm që do të ndihmonte funksionimin e shkollave greke në Korçë dhe Himarë.
Këtë deklaratë ai e bëri në Parlament, në përgjigje të pyetjes së deputetit të Demokracisë së re, Maximu Harakopulos.
Në pyetjen drejtuar ministrit të Jashtëm dhe atij të Arsimit, sekretari i Planifikimit të Politikave në Demokracinë e Re, deputeti Harakopulos u shpreh i shqetësuar për rrezikun e mbylljes së shkollave greke në Shqipëri.
Harakopulos deklaroi se "është pozitiv fakti që në rajonet e Korçës dhe Himarës, zona të cilat që në kohën e Enver Hoxhës nuk njihen si minoritet, ekzistojnë këto shkolla, pasi në shkollat publike nuk lejohet mësimi i gjuhës greke”.
Ministri i Jashtëm Lambrinidis në përgjigje të kësaj deklarate tha: "Është e njohur politika e autoriteteve shqiptare për zonat e minoritetit, politika që lidhen me pamundësinë për të ushtruar të drejtën e gjuhës së pakicave në shkollat publike.
Shqipëria në mënyrë arbitrare ka kufizuar njohjen e ekzistencës së diasporës greke në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare. Prandaj është iniciativë me rëndësi të veçantë funksionimi i shkollave private "Omiros” në Korçë dhe Himarë. Kjo është detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila nëpërmjet autoriteteve tona në Shqipëri ka mbështetur vazhdimisht dhe me çdo mjet këtë cështje”.
Përsa i përket cështjes së financimit të këtyre shkollave, Lambrinidis deklaroi se “ministria e Jashtme po bën cdo përpjekje të sigurojë financat për të mbuluar shpenzimet operative në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
“Pavarësisht nga kufizimet e kushtëzuara nga situata konomike aktuale, nevojat e shkollave private "Omiros” në Korçë dhe Himarë janë mbuluar tashmë" - deklaroi ministri i Jashtëm grek.
(s.g/BalkanWeb)