E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kongresi i PS, i bojkotuar nga PS

Në lidhje me kongresin e sotëm të socialistëve, dje reagoi dhe selia blu, e cila nëpërmjet zëdhënëses së saj e cilësoi atë si dështimin e Partisë Socialiste, pasi sipas saj ky është një Kongres i bojkotuar nga baza. “Partia Socialiste do të mbajë kongresin, i cili do të hyjë në histori si kongresi i bojkotuar nga baza dhe kongresi i delegatëve të zgjedhur me gisht nga Rama. Kjo është disfata më e madhe në 20 vitet e fundit të ekzistencës politike të PS-së. Ne nuk duhet të befasohemi nga pesha dhe rrethanat nën të cilat po mbahet ky kongres, por qytetarët nuk duhet të mashtrohen. Mustafaj tha më tej se “në këtë kongres do të dëgjojmë shumë fjalë për strategji politike. Ndërkohë, ajo çka kemi parë nga PS-ja në dy vitet e fundit është bllokimi i progresit për axhendën e tyre personale politike dhe ajo që do të shohim tani është axhenda e tyre personale politike, asnjë veprim konkret për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›