Prishtinë –Beograd, Stefaoviç: Dialogu për çështjet politike

Dialogu me Prishtinën do të udhëhiqet nga një nivel më i lartë shtetëror, ka thënë shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç.
Gjatë konferencës për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, ai ka thënë se dialogu teknik me Prishtinën ka dhënë rezultate konkrete, por tani e kanë radhën çështjet politike, si veriu i Kosovës, mbrojtja e serbëve në jug të Lumit Ibër, statusi i manastireve dhe kishave serbe dhe pronat.
Ai ka kritikuar ndërmjetësin e BE-së në bisedime, Robert Kuper, duke thënë se diplomati evropian interpeton disa marrëveshje në të mirë të Prishtinës.
Dy palët, në nëntë raunde negociatash, kanë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre thuhet të ketë ngecur.
Kuper do të qëndrojë sot në Beograd, për të vazhduar më pas në Prishtinë.
Vazhdimi i dialogut pritet të ndodhë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, e cila do të pasojë zgjedhjet parlamentare të 6 majit.