E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, 4 persona merren peng në një bankë në Toluzë

Burri qëlloi në ajër dhe kërkoi të fliste me njësitin e policisë që kishte qëlluar për vdekje Muhamed Merahun, i cili kishte vrarë shtatë persona në Toluzë në muajin mars.

Në mesin e pengjeve është drejtori i kësaj dege për bankën “CIC”.

Gazeta rajonale “Ouest-France” thotë se zona përreth  bankës është pastruar nga forcat e sigurisë.

“Ne nuk e dimë nëse pretendimi i tij se është i lidhur me Al-Kaedësn është serioz apo fantazi”, tha një burim policor për “Ouest-France”.

Korrespondenti i “BBC”-së në Paris, Kristian Fraser, thotë se banka është 100 metra larg pallatit të Merahut./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-20 12:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›