Greqi, qeveria fillon punën, Trojka pritet të vijë në Athinë
ATHINE - Në Greqi, në fillim të javës së ardhshme, vjen sërish një ekip i Trojkës për të filluar negociatat me qeverinë e re.
Diskutimet do të lidhen me verifikimin e asaj se cfarë ka arritur qeveria e Athinës, sipas kërkesës së huadhënësve për të autorizuar lirimin e këstit të gjashtë dhe për zbatimin e vendimeve të Samitit të 26 Tetorit.
Ka të dhëna se nuk do të ketë probleme me pagesën e këstit prej 8 miliardë Euro, edhe pse ekziston frika se vonesat që u shkaktuan nga kriza politike, mund të krijojnë probleme në arritjen e objektivave.
Ndërkaq lirimi i këstit të gjashtë, miratimi i marrëveshjes së kredisë dhe zbatimi i politikave ekonomike që rrjedhin nga marrëveshja e 27 tetorit, janë prioritetet imediate të qeverisë së re, që dje bëri betimin para presidentit dhe para Zotit.
“Përballemi me një kohë të vështirë dhe kemi nevojë për të gjitha kontributet”, tha kryeministri Papadhimos në takimin e parë të kabinetit.
Ai theksoi se duhet rifituar besimi i humbur duke u fokusuar në stabilizimin e ekonomisë reale.
Kryeministri njoftoi se ditët e ardhshme do të caktojë komision qeveritar dhe iu kërkoi ministrave të përgatisin propozimet për prioritetet e secilit dikaster.
Në mbledhjen e parë të qeverisë, ministri i financave Venizelos, siguroi se nuk do të ketë masa të reja, por theksoi se është i domosdoshëm zbatimi i atyre që janë votuar.
Ai tha më tej se prioritet është lirimi i këstit të gjashtë para 15 Dhjetorit, hapja e negociatave me Trojkën për marrëveshjen e re të kredisë, paraqitja dhe miratimi i buxhetit të ri brenda nëntorit dhe krijimi i kornizës ligjore për prerjen e bonove në masën 50%.
Votëbesimi i qeverisë së re në parlament do të zhvillohet në mesnatën e së martës.