E Diel, 1 Nëntor 2026

Dick Marty, Williamson: Akuza serioze, hetim ndërkombëtar

Tiranë- Çështja e një trafikimi të mundshëm organësh gjatë luftës së Kosoves, solli për rreth tre ditë në Tiranë, prokurorin amerikan Williamson. Gjatë vizitës së tij ai u takua me kryeministrin Berisha, me Eduart Halimin, ministër i drejtësisë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysnin Burgajn,  si dhe me Prokuroren e Përgjithshme Ina Ramën.

Këto hetime nisen menjëherë pas publikim të raportit të quajtur Dick Marty, që vetë ky senator zviceran paraqiti pranë Këshillit të Europës. Sipas raportit gjatë luftës së vitti 1999 në Kosovë janë trafikuar organe në drejtim të Shqipërisë. Ndërkohë zyra e shtypit e delegacionit europian në Tiranë, deklaron se prokurori Williamson mendon se raporti përmban akuza serioze për të cilat nevojitet një hetim ndërkombëtar.

Duke nënvizuar se ai do të ndjekë hetimin deri në fund. Madje ai vlerësoi angazhimin e palës shqiptare për bashkëpunimin e ofruar. Më herët, sapo raporti u bë publik vetë ministri i jashtëm Haxhinasto tregoi gadishmërinë e palës shqiptare që të nisin hetimet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Raporti Dick Marty”, vjen në Tiranë kryeprokurori i EULEX
  2. Shqipëri-Serbi, debate në OKB për çështjen “Dick Marty”
  3. Maqedoni, Berisha nderohet me çmim Ndërkombëtar për Lidërship

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›