E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet "Rruga e Kombit", Berisha: Një agim i ri për Kosovën

TIRANE - Në Vermicë zhvillohet ceremonia e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës Vermicë-Merdar. Në ceremoninë e përurimin e rrugës marrin pjesë kryeministri i Kosoves Thaçi, shefi i qeverisë shqiptare Berisha kongresmeni amerikan, Eliot Engel dhe ambasadori amerikan Dell.

BERISHA: RRUGA, NJË AGIM I RI PËR KOSOVËN
Kryeministri Berisha e cilësoi “Rrugën e Kombit” si një agim të ri politik, ekonomik dhe social për Kosovën. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e përurimit të autostradës, Berisha theksoi se rruga mundëson bashkimin e shqiptarëve më shumë se kurrë.

“Kosova në më pak se 3 vjet i dhuron qytetarëve te saj, kombit, rajonit dhe Europës një kryevepër të punëve publike. Kjo është një rrugë me domethënie të madhe për shqiptarët. Përmes kësaj rrugë, kosova kontribuon për paqe,n stabilietetin dhe integritetin rajonal”, u shpreh Berisha.

JAHJAGA: NJË ËNDËRR, REALITET
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga deklaroi se “rruga e kombit” është një ëndërr që bëhet realitet. Sipas Jahjagës, Kosova dhe Shqipëria po shkurtojnë distancat
“Kjo rrugë është në funksion të ndërlidhjes së popujve dhe shteteve. Është lidhja jonë me korridoret e rëndësishme europiane. Politikat e koordinuara do të na bëjnë anëtarë të lrie, e të barabartë të Bashkimit Europian”,- theksoi Jahjaga.

Presidentja kosovare theksoi se “Rruga e Kombit” po realizohet me mjetet e buxhetit, çka dëshmon përkushtimin e institucioneve në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit. 

“RRUGA E KOMBIT”, BERISHA NË PËRURIMIN E AUTOSTRADËS KOSOVARE
Ora: 09:59- Kryeministri Berisha është ftuar nga homologu kosovar Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të 38 kilometrave të para të autostradës Vërmicë- Merdar.

Ceremonia e inagurimit të autostradës kosovare, që është vazhdimi i "Rrugës së Kombit" të ndërtuar në Shqipëri, do të zhvillohet mesditën e sotme në afërsi të kufirit, në Vërmicë, aty ku nisi puna më 25 prill të vitit të kaluar.
Në përurimin e rrugës pritet të marrin pjesë edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

Autostrada kosovare, e cila me propozimin e qeverisë ka marrë emrin e ish-presidentit “Ibrahim Rugova”, sipas projektit do kalojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë në Merdar – kufiri me Serbinë, në vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë.

Ndërtimi i 38 kilometrave të parë të autostradës Morinë-Merdar ka kushtuar 330 milionë euro. Ndërkohë në buxhetin e Kosovës për vitin 2012 janë paraparë rreth 300 milionë euro, për ndërtimin e autostradës.
Kjo pjesë e autostradës fillimisht do të jetë pa pagesë, por pas ndërtimit komplet të saj, do të vendosen edhe tarifat, në përputhje me përvojat e vendeve tjera.

(er.nu/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›