Greqi, qeveria lehtëson procedurat e vizave për turistët
Në bashkëpunim me BE-në synohet që turistët të përjashtohen nga detyrimi i vizës Shengen
Qeveria greke ka marrë masa për turizmin në vend, duke stimuluar turistët në këtë sezon veror. Si pasojë e hirit vullkanik dhe protestat e njëpasnjëshme ndaj krizës financiare shteti helen është përballur edhe me ulje të numrit të turistëve. Për këtë arsye, synohet që turistët nga rajoni të përjashtohen nga procedurat e Shengenit për pajisjen me vizë, por vetëm për grupet e organizuara, që vizitojnë Greqinë për një apo dy ditë. Në të njëjtën kohë mendohet që të kompensohen të gjithë ata që detyrohen të qëndrojnë më shumë ditë në Greqi, për arsye grevash apo fenomenesh natyrore. Në kushtet e thellimit të krizës ekonomike dhe mungesës dramatike të fondeve, qeveria greke ka vendosur të shfrytëzojë internetin për të promovuar turizmin vendas.
Fushata
Ministri grek i Kulturës dhe Turizmit, Pavlos Gerulanos ka paraqitur para gazetarëve të huaj një spot të ri publicitar, të përgatitur nga televizioni publik, pa asnjë kosto monetare, teksa edhe turistët e huaj që u përzgjodhën, ofruan vullnetarisht kontributin e tyre. Video me titullin “You in Greece”, do të qarkullojë në mijëra faqe interneti, me synimin që të joshë turistë nga vendet më të zhvilluara to botës. Koncepti i fushatës së re, është që të ndryshojë mendimi se Greqia ofron vetëm diell dhe det, dhe i mëshohet më së shumti turizmit kulturor, falë muzeumeve dhe zonave të shumta arkeologjike. Ministri i Turizmit tha se kriza që ka përfshirë Greqinë, por sidomos ngjarjet në fillim të muajit të kaluar, me trazirat në Athinë, ku gjetën vdekjen tre persona, ndikuan në një numër të konsiderueshëm anulimesh të udhëtimeve turistike që ishin prenotuar për në Greqi. Ministri tha se situata ka filluar të ndryshojë për mirë, por shtoi se prenotimet kanë një rënie prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë. Në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë dhe pas peripecive me hirin vullkanik që paralizoi transportin ajror në thuajse gjithë Europën, qeveria greke tashmë premton kompensime për turistët që do të detyrohen të qëndrojnë më shumë në Greqi për arsye fenomenesh natyrore. Por edhe për raste grevash, që në Greqi janë një fenomen shumë i zakonshëm e javët e mëparshme kanë bllokuar mijëra turistë nëpër kroçera, që nuk i linin të ankoroheshin në portet greke.
Marrëveshja
Ministri grek i Turizmit, tha se qeveria po negocion me Bashkimin Europian, me qëllim që të përjashtohen nga detyrimi i vizës shtetasit turq, rusë dhe ukrainas, që vizitojnë për pak ditë Greqinë për turizëm. I pyetur nëse mendohet të bëhet e njëjta gjë edhe për shtetas nga rajoni, si Shqipëria, që ka përmbushur shumicën e kushteve teknike për liberalizimin e vizave, ministri tha se qeveria ka në plan të thjeshtojë procedurat. “Ka një cak, të cilin ne nuk mund ta kalojmë dhe fjala është për rregullat e Shengenit. Ne duhet t’i ndjekim rregullat e Shengenit. Ajo që mund të bëjmë dhe kryeministri do të negociojë për këtë në Bashkimin Europian, është ideja që ne mund të tregohemi më shumë elastikë dhe t’i lejojmë turistët që të vijnë këtu te ne për një apo dy ditë me kroçera në mënyrë të organizuar, pa qenë nevoja që të kalojnë nëpër të gjithë procedurën që për shumë vende duket se zgjat pafundësisht, procedurë që në disa vende të zonës së Shengenit kërkon shtatë deri në 15 ditë për të lëshuar një vizë", shprehet ministri grek.
SHBA, i dyshuari i “Times Square” pranon fajin për sulmin
Amerikani me origjinë pakistaneze që pranoi të dhjetë akuzat që lidhen me një bombë të vendosur në sheshin “Times” të Nju Jorkut, përballet me burgim të përjetshëm. Ai pritet të dënohet në muajin tetor. Faisal Shahzad tha se sulmet si ai që u përpoq të kryejë në “Times Square” do të vazhdonin derisa SHBA-të të tërhiqnin trupat nga Iraku dhe Afganistani. Faisal Shahzad i tha gjykatës se ai zgjodhi një mbrëmje të ngrohtë për sulmin e planifikuar dhe duke ditur që sheshi “Times” do të ishte i mbushur me njerëz që mund të lëndonte apo vriste. Kur gjykatësi e pyeti të dyshuarin, baba i dy fëmijëve, nëse ishte i shqetësuar se mund të vriteshin edhe fëmijë, ai tha se SHBA-ve nuk i interesonte kur fëmijët vriteshin në vendet myslimane. Shtetasi amerikan tha se e konsideronte veten një ushtar mysliman. Ai tha se përpjekja e tij ishte përgjigje ndaj mënyrës se si amerikanët terrorizonin myslimanët.
Britania u thotë “po” masave shtrënguese financiare
Parlamenti britanik ka miratuar buxhetin e emergjencës, të prezantuar nga sekretari përgjegjës për financat, kancelari Xhorxh Osborn. Ai njoftoi planet për reduktimin e defiçitit në financat publike, një hap ky që është ndërmarrë nga një numër qeverish europiane. Recesioni i ka shkaktuar një dëm të madh financave të qeverive në mbarë botën e zhvilluar. Kostoja e paketave shpëtuese dhe shpenzimet nga ana e qeverive për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike i kanë shtyrë ato drejt tejkalimit të mundësive financiare. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, faktori kryesor ka qenë rënia e aktivitetit ekonomik që i ka prekur thellë të ardhurat nga taksat. Në Britani defiçiti këtë vit, sipas parashikimeve të FMN-së, përbën një pjesë më të madhe të të ardhurave në shkallë kombëtare, sesa në çdo vend tjetër të zhvilluar përveç Irlandës. Sipas Osborn, Britania do të shkonte drejt rrënimit nëse nuk ndërhyhej në kohën e duhur.
Podgoricë
Marrëveshje me Kosovën për kufirin shtetëror
Ministrat e brendshëm të Malit të Zi dhe Kosovës, Bajram Rexhepi dhe Ivan Brajeviç janë takuar në Podgoricë dhe kanë rënë dakord që kufiri administrativ të bëhet shtetëror dhe që procesi i demarkacionit të përfundojë këtë vit. “Nuk kemi pretendime në asnjë metër katror të territorit nga cilado anë, dhe ramë dakord që kufiri administrativ të bëhet kufi shtetëror”, tha Rexhepi, duke shfaqur shpresën se procesi i demarkacionit të vijës kufitare do të përfundojë nga fundi i vitit apo fillimi i vitit 2011. Ndërsa Brajoviç tha se Mali i Zi do t’i përkufizojë kufijtë me fqinjët në pajtim të interesave të veta.
SHBA
Mevdedev fillon vizitën treditore, të enjten, takimi me Obamën
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, nga dita e djeshme ka filluar vizitën e tij treditore në Shtetet e Bashkuara, që pritet të fokusohet në zhvillimet e lidhjeve të biznesit me Shtetet e Bashkuara dhe do të përfshijë edhe takimin me presidentin amerikan, Barack Obama. Medvedev fillimisht vizitoi një qendër të teknologjisë së lartë në Kaliforninë Veriore. Pritet që gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara do të nënshkruhet edhe një kontratë e kompanisë shtetërore ruse “Rosteknologji”, për blerjen e aeroplanëve nga kompania Boing. Të enjten pritet takimi Obama – Medvedev.
Përgatiti: Blerina Olldashi
23 Qershor 2010