“Kemi plotësuar të gjitha kushtet për vizat”
Takimi mes vendeve të Ballkani, Basha: “Të krijojmë një ‘Shengen’”
TIRANË - “Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave”, - deklaroi dje ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në takimin e organizuar me pjesëmarrjen e vende anëtare të Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI). Qeveria shqiptare, tha Basha, ka përmbushur edhe kërkesën më të fundit të KE-së për të riatdhesuarit dhe ka ndjekur një strategji të plotë për ta, duke përfshirë edhe kostot financiare. "Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të plotë dhe të gjithanshme për riintegrimin e të rikthyerve, së bashku me plan-veprimin dhe kostot përkatëse financiare, duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë detyrim të ri të paraqitur Shqipërisë në maj të këtij viti nga Komisioni Europian", - theksoi Basha. Ai u shpreh gjithashtu për përcaktimin brenda një kohe të shkurtër të një kalendari për arritjen e “Shengenit ballkanik", lëvizjen e lirë të qytetarëve të të gjitha vendeve të Rajonit, pa barriera administrative, kufitare dhe tarifore. Sipas ministrit të Brendshëm, prioritet madhor mbetet edhe forcimi i kontrollit të kufirit për një rajon me kufi të papenetrueshëm nga krimi transkufitar dhe transkombëtar, një rajon i cili eksporton vetëm siguri drejt vendeve të BE-së. Ndërsa vlerësoi mbështetjen e homologut serb Ivica Daciç për Shengenin ballkanik dhe të homologut malazez Ivan Brajoviç për bazën e përbashkët të të dhënave, ministri i Brendshëm Basha u përsëriti vendeve të MARRI-t dhe Komisionit Europian kërkesën në emër të Presidencës shqiptare të MARRI-t dhe të qeverisë shqiptare për përfshirjen e Kosovës në këtë iniciativë rajonale. Synimi i Presidencës shqiptare njëvjeçare të MARRI-t për krijimin e një Shengeni ballkanik, i shprehur nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, u mbështet edhe nga kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan. “Në këtë mënyrë, vendet e rajonit do të mund t’i japin njëri-tjetrit një votë të ngjashme të besimit, të njëjtë me atë që u është dhënë atyre nga Bashkimi Europian. Mbështetja e bashkëpunimit rajonal ka qenë gjithnjë prioritet i Bashkimit Europian, në aspektin politik dhe në atë financiar. Sigurisht ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë për iniciativat rajonale,” - u shpreh ambasadori Lohan.
Rrugorët, brenda 24 orëve 500 gjoba ndaj shoferëve
TIRANË - Gjoba të shumta janë vënë nga Policia Rrugore gjatë ditës së djeshme. Burimet zyrtare thanë se janë 500 masa administrative të marra gjatë 24 orëve për shoferët. Nga Policia e Tiranës janë duke vazhduar kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre dhe i fton ata të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se do të vazhdojë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Njëherësh, shërbimi i Policisë së Tiranës fton të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor. Kështu, vetëm gjatë ditës së djeshme nga shërbimet e Policisë janë konstatuar dhe vendosur këto masa administrative. Masa administrative në total të vendosura janë 500, ndërsa leje drejtimi të pezulluara janë 8 copë.
Pranga për tentativë vjedhje 3 shqiptarëve
ROMË - Policia italiane arrestoi sot në mëngjes tre shtetas shqiptarë më akuzën e tentativës së vjedhjes në një qendër tregtare në provincën Nepi. Sipas njoftimeve të policisë, tre të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hynin brenda qendrës tregtare ku kishin planifikuar të kryenin vjedhjen. Burime të vendit të ngjarjes i kanë thënë medias italiane se tre shqiptarët u kapën me një sërë mjetesh që përdoreshin për realizimin e vjedhjeve, si çelësa hekuri, dorashka dhe një sërë mjetesh të tjera. Identifikimi i tyre i menjëhershëm është bërë pasi kompania që do të binte pre e vjedhjes kishte montuar një sistem spiun alarmi, i cili në rast ndërhyrjeje në godinë sinjalizonte menjëherë policinë. Forcat e rendit dhe karabinieria kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë arrestimin e tre shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Ata po tentonin të hapni portën e qendrës tregtare dhe fillimisht kundërshtuan arrestimin, kanë thënë burime të policisë.
23 Qershor 2010