E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, regjistrohen çifte homoseksuale

Për herë të parë në historinë sociale të Greqisë regjistrohen si legale dy çifte homoseksuale. 

Prefekti i ishullit grek Tilos dje, për herë të parë në Greqi, regjistroi dy çifte homoseksuale, prej të cilëve njëra palë meshkuj, ndërsa tjetra femra. Prefekti i Tilos, Anastasios Aliferis, i regjistroi duke përdorur mos-saktësimin e ligjit grek për martesa qytetare të vitit 1982, i cili nuk thekson se, martesa është lidhje mes dy personave të gjinive të kundërta. Gjykata Supreme greke u shpreh se, akti do të shpallet i paligjshëm. Homoseksualët grekë të cilët e vlerësuan këtë akt si arritje të madhe kanë vendosur që, nëse këto martesa anulohen, ata do t’i kërkojnë të drejtat e tyre para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›