SHBA vendos rregulla të reja në kufi
SHBA ka vendosur të forcojë kontrollin në kufij në kuadër të luftës kundër terrorizmit. T
ë gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara, tashmë do ta kenë pak më të vështirë se më parë për të siguruar vizat. Telashet për të udhëtuar drejt këtij vendi i ka zënë edhe personat, të cilëve nuk u janë dashur vizat kur udhëtojnë për në SHBA. Së shpejti atyre do t’u kërkohet që të regjistrohen përmes internetit në faqet e qeverisë amerikane, të paktën tre ditë para vizitës. Zyrtarët qeveritarë amerikanë thanë se, vendimi u shpall dje, ndërsa zbatimi i tij do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. Në këtë ndryshim bëjnë pjesë qytetarët nga 27 vende, përfshirë vendet e Evropës Perëndimore, Australisë, Japonisë, etj.