Temperaturat e larta, grup kontrolli për ushqimet në plazh
DURRES - Rritjes së temperaturave Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit i është përgjigjur me shtim të kontrolleve.
Në “sitë” do të kalojnë sidomos ato njësi ushqimore që e ushtrojnë aktivitetin privat në plazh. Një skuadër e specializuar e Drejtorisë Rajonale të Ushqimit do të monitorojë vazhdimisht situatën duke marrë në mënyrë të befasishme kampione ushqimesh të destinuara për tregtim. Ekipi përbëhet nga biologë, mjekë dhe inxhinierë kimistë, të cilët do të angazhohen në terren për të garantuar cilësinë e ushqimit që i ofrohet blerësit. Inspektorati i ushqimit ka filluar një kontroll të imtësishëm në të gjitha pikat ku tregtohen produkte ushqimore, kryesisht ata që janë me prejardhje shtazore. Jonuz Tafili, drejtori i kësaj dege bën të ditur se, masat që janë marrë në lidhje me kontrollin e produkteve ushqimore janë rritur, kjo për shkak të ngrohjes së kushteve atmosferike, si dhe dyfishimit të konsumatorëve në Durrës. Problem sipas Tafilit, mbetet zona e plazhit dhe shitësit ambulantë, kjo për arsye të mënyrës së tregtimit të produkteve, ku në të shumtën e rasteve është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake. Nëse subjektet që do të kontrollohen nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, ndaj tyre do të merren masa deri në ekstremitet. Veç gjobës së rëndë, një tjetër masë që do të aplikohet është mbyllja përfundimtare e aktivitetit të tregtimit. o.u
BERAT
Një kontroll i Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka bllokuar dhe asgjësuar 300 kilogramë miell dje në Urë Vajgurore, pasi ishte jashtë standardeve. Të njëjtin fat kanë pasur edhe 920 kilogramë produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar data e skadencës.
ELBASAN
Prefekti Shefqet Deliallisi, ka kërkuar dje marrje të masave konkrete nga Drejtoria e Shëndetit Publik për eliminimin në kohë të të gjitha vatrave të sëmundjeve infektive. “Të monitorohet cilësia e ujit të pijshëm nëpërmjet kryerjes së analizave bakteriale, si në qytet ashtu edhe në fshat”, ka pohuar ai.