U arrestua për drogë, në spital 62-vjeçarja
VLORE – Një 62-vjeçare, e dënuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim kanabisi ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të afërmit e Lutfie Ymerit, nga fshati Gërnec thonë se asaj iu gjetën në shtëpi disa rrënjë droge, të cilat kishin mbirë rastësisht. Ajo jeton e vetme në shtëpi, ku ka qëndruar për 2 vjet me radhë, ndonëse ishte dënuar që në vitin 2006, me dy vjet burg. “Prej dy vitesh rezultonte në listën e të kërkuarve dhe pse nuk ka lëvizur asnjë çast nga shtëpia. Që prej arrestimit pak ditë më parë, policët e panë se nuk ishte në gjendje të mirë dhe tashmë ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë”, shprehet i vëllai i Ymerit. Gruaja është shtruar në katin e katërt të spitalit të Vlorës, duke u ruajtur në derë nga dy efektivë policie. Familjarët e saj i bëjnë apel strukturave të shtetit që të lënë të lirë Lutfien, pasi gjendja e saj e rëndë nuk e lejon të qëndrojë në burg. “Do i dërgojmë dhe letër presidentit se është turp që ajo të vdesë në burg”. q.b