Gjobë pularisë, rrezikon ujin e pijshëm
KUÇOVE – Merren masa për pularinë e ndërtuar pranë ujësjellësit të Kozares.
Një kontroll i një grupi pune të Inspektoratit të Higjienës ka konstatuar dje se kjo pulari përbënte rrezik serioz për ndotjen e vendburimit të ujësjellësit. Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti, pushteti lokal dhe Drejtoria Higjienës ka bërë bllokimin e kësaj pularie dhe i ka kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit që të kryejë dezinfektimin e ambienteve dhe të vendburimit të ujësjellësit. Gjithashtu ndaj pronarit të pularisë është vënë një gjobë prej 50 mijë lekësh. Burime nga Drejtoria e Higjienës bënë të ditur se, nga analizat e kryera 5 ditë më parë uji ka rezultuar i ndotur, por jo të një shkalle të lartë. Por edhe pse jo e një shkalle të lartë ndotja do të ishte e dëmshme për banorët që konsumojnë ujin e këtij ujësjellësi. d.xh