Greqi, shpallet periudha e pandemisë
Me konfirmimin e 6 rasteve të reja të prekura nga AH1N1, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi i derrit në Greqi shkon në 222, prej të cilëve 102 janë shëruar krejtësisht.
Duke parë këtë rritje të përditshme të numrit të të infektuarve nga virusi H1N1, ministri grek i Shëndetësisë deklaroi se tashmë vendi ka kaluar në fazën e pandemisë dhe kjo periudhë do të vazhdojë nga 12 deri në 15 muaj. Parashikimet e specialistëve grekë, të bazuara edhe në statistikat globale, bëjnë të ditur se ndoshta një në tri vetë në Greqi do të kalojë gripin e derrave dhe nëse virusi ndryshon gjenetikisht dhe bëhet më veprues, atëherë kjo shifër mund të shkojë deri në 53 për qind të banorëve. Madje ministri grek, Avramopoulos, ka theksuar se nuk përjashtohet të ketë edhe raste vdekjeje nga gripi A.
Për sa u përket vaksinave, ai ka deklaruar se doza e parë e tyre do të mund të tërhiqet në fillim të muajit tetor dhe pjesa e dytë do të merret në shkurt të 2010-ës. Në fillim do të vaksinohet personeli spitalor, më pas personat që punësohen në fermat e shpendëve. Më pas do të vaksinohen pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike, personat mbi 60 vjeç, fëmijët nga 1 deri në 18 vjeç.