E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Duam të dalim në pension 50 vjeç

Minatorët nuk janë të kënaqur me vendimin e fundit të qeverisë për daljen e tyre në pension në moshën 60-vjeçare. Në kërkesat e tyre apo projektvendimet, punonjësit e nëntokës kanë sqaruar se mosha mesatare e një minatori është 66 vjeç, prandaj ata nuk mund të gëzojnë për shumë vite përfitimet në formën e pensionit. Kërkesa e tyre do të vazhdojë të jetë e njëjtë dhe e pandryshueshme: minatorët të dalin në pension në moshën 50-vjeçare. Në të kundërt, nëse qeveria nuk do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë, protesta deri në vetëflijim do të jetë e pashmangshme.

Kjo ka qenë deklarata e djeshme e sindikatës së minatorëve me në krye Fiqiri Zibri/////////////////////. Shoqata e minatorëve është shprehur sot kundër vendimit të qeverisë për uljen//////////////// e moshës së pensionit deri në 60 vjeç. Minatorët kërkojnë uljen e moshës së pensionit për kategorinë e tyre deri në 50 vjeç, në të kundërt do të hidhen në protesta. Në një konferencë për shtyp, minatorët kanë renditur publikisht kërkesat e tyre për qeverinë. Fiqiri Xibri/////////////// deklaroi se minatorët e konsiderojnë një tallje vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave. "Për arsyen e thjeshtë sepse siç kemi deklaruar me qindra e qindra herë, që 66 vjeç është jetëgjatësia mesatare e minatorit. Si mundet atëherë që Kryeministri i nderuar, i përgjegjshëm i Shqipërisë, të dalë dhe të deklarojë që po ul moshën e pensionit 60 vjeç?", deklaroi Xhibri///////////.

Minatorët vlerësojnë se mosha ideale e daljes në pension për një minator është 50 vjeç. Ata bënë thirrje që kërkesa të merret parasysh, pasi në të kundërt, kategoria e tyre do të shpërthejë në protesta në shkallë vendi. "Ne do të mbledhim ose kongresin e jashtëzakonshëm, ose Këshillin Kombëtar të Minatorëve, ku do të vendoset protesta, e cila këtë radhë ka vetëm një përfundim, o vdekje, o realizim të kërkesave", përfundoi kreu i sindikatës së minatorëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›