E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shpërthen sërish dhuna në rrugët e Athinës

Athinë-Korrupsioni i përgjithshëm, kriza ekonomike, papunësia dhe varfëria, mos rrugëdalja në jetë e rinisë së vendit, shkëputja e politikës nga masat e gjera punonjëse po tronditin akoma për një kohë të gjatë qetësinë e vendit. Shkatërrimet dhe djegiet e disa bankave, vjedhja me armë, vendosja e bombave artizanale duket se do të vazhdojnë akoma për një kohë të gjatë. Ende pa u mbyllur plagët e dhjetorit të kaluar, Greqia po tronditet përsëri me vrasje dhe rrëmbime biznesmenësh, si dhe terror mbi medien...

Policia po përballet me shumë grupe anarkiste te majta dhe disa terroriste. Po një pengese e policisë është se kjo nuk mund të afrohet pranë universiteteve pasi qëndron akoma azili.
Ditën e premte më 13 mars të 2009 një grup anarkistësh të shoqëruar edhe nga të rinj e studente në mes të ditës në Athinë për disa çaste ushtruan dhune e shkatërrime.

Këtë radhë anarkistët në Athinë zgjodhën si vend shkatërrimi Konolakin, një nga lagjet më të pasura dhe luksoze të vendit. Tre banka, 30 dyqane dhe 40 makina kanë rënë pre e dhunës shkatërrimtare në këtë lagje nga më të ruajturat e sigurtat për policinë. Makinat luksoze si dhe dyqanet të kategorisë së parë kanë pësuar dëme materiale në mungesë të policisë, e cila ka mbërritur në vend ngjarje me 10 minuta vonese, pasi ishin larguar protestuesit.

Rreth 100 veta dolën të armatosur me vare, gurë dhe mjete metalike në duar që filluan të thyejnë çdo gjë që gjenin përpara. E gjithë kjo dhunë ushtrohej në sy të kalimtarëve dhe banoreve, si dhe të njerëzve qe kishin dalë në rrugët e kësaj lagje për të bërë pazarin e ditës.

Nga kafenetë të tjerë duke pirë kafe e pa prishur terezinë shikonin me indiferentizëm dhunën që shkatërronte pasuritë e të tjerëve pa e prishur fare gjakun. Gjysëm ore, ishte e mjaftueshme për të vepruar lirshëm në rrugët e Kolonakis, pasi policia vetëm policia mungon. Tre rrugët më të afërta të ngjarrjes, Skufa, Pindari dhe Solonos ngjajnë si vende të bombarduara, duke kujtuar ngjarrjet e dhjetorit te vitit te kaluar.

E gjithë kjo ndodhi në një kohë kur shumë i përfoluri z/ministri Markojani kishte shkarkuar pak orë më pare drejtuesit e policisë së përgjithshme dhe po diskutonte në parlament lidhur me rruajtjen e sigurisë së qetësisë.

Të rinjtë me anën e kësaj dhunë kërkonin lirimin e të rinjve të arrestuar për prishje të rendit më parë. Lidhur me këto Departamentin Amerikan njëzet e katër orë më parë i ka bërë thirrje punonjësve të ambasadës si dhe qytetarëve amerikan që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin mbas orës 21.00 në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës. Protesta të studenteve pati në Selanik edhe në Patra.

Zëdhënësi i opozitës së PASOK-ut, Papakostandinu e ka dënuar këtë dhunë me pyetjen se ku është policia e shtetit, ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Karamanlisë, Antonario për medien ka kërkuar mbështetje të përgjithshme për të përballuar dhe luftuar këto fenomene shkatërruese. Me gjithë këto Greqia mbetet një nga vendet me te qeta në Evropë.

Nga Athina për Start Shpëtim Zinxhiria

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›