E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama edhe një vit sanksione kundër Iranit

Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër Iranit, përkundër ofertës për bisedime me republikën islamike. Irani edhe më tej paraqet një rrezik të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të SHBA-së, tha Obama. Sanksionet kundër Iranit janë futur për herë të parë në vitin 1995, në kohën e presidentit Bill Klinton. Ndërkohë, që pa nënshkrimin e presidentit Obama do të skadonte afati i tyre. SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore pohojnë se Irani po përpiqet të prodhojë bombë bërthamore dhe po mbështet grupet terroriste. Kreu politik i Teheranit i ka hedhur poshtë këto akuza, me shpjegimin se energjinë bërthamore është duke e përdorur vetëm për qëllime paqësore. KS i OKB-së për këtë shkak disa herë i ka vënë sanksione Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›