SHBA, Obama takon kryeministrin kinez
Në vazhdën e kësaj dëshire të mirë të presidentit Obama, ky i fundit ka njoftuar se në nëntor të këtij viti do të bëjë një vizitë zyrtare në Pekin
Takimi mes krerëve të shteteve u zhvillua gjatë kohës që po mbahet samiti për çështjet anti-bërthamore dhe të klimës në qytetin e Nju Jorkut.
Gjatë takimit të udhëheqësve, ku media pati mundësi të fotografonte të dy protagonistët, u vu re një klimë miqësore mes Obamës dhe Hu Zhintao.
Nga disa burime anonime bëhet e ditur se dy liderët nuk kishin folur për asnjë çast në lidhje me embargon e SHBA-ve për gomat kineze, por presidenti Obama i kishte pohuar kryeministrit kinez dashamirësinë për një treg të hapur midis dy vendeve.
Një takim tjetër mes këtyre dy krerëve botërorë pritet të bëhet në Pitsburg, ku do të zhvillohet mbledhja e G20-ës për çështjet e klimës. Në atë takim pritet të diskutohet edhe çështja e embargos së gomave kineze për në kontinentin amerikan.