Hamasi: Takimi SHBA-Izrael-Palestinë është një farsë
Sipas Sami Abu Zuhrit, ky takim ishte një konfirmim se si dështoi negociatori Miçell në Lindjen e Mesme.
“ Ridërgimi i negociatorit Miçell në Lindjen e Mesme është një fakt që tregon së këto bisedime ishin të kota dhe nuk do të sjellin ndonjë gjë të re,”- tha përfaqësuesi i Hamasit, Abu Zuhri.
Gjithashtu ai shtoi se Amerika duket që është në favor të izraelitëve, duke ditur se ky shtet nuk reagoi atëhere kur duhej të reagonte gjatë sulmeve në rripin e Gazës.
“Ky takim duhej bërë muaj më parë. Lindja e Mesme nuk është vetëm Palestina, por ka edhe zona të tjera të nxehta ku luftohet dhe vriten njerëz të pafajshëm,”- vijoi më tej përfaqësuesi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.
Takimi Abu Mazen-Netanjahu është i pari që kur kryeministri izraelit erdhi në krye të detyrës në muajin mars.