E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela ndihmon me ushqime Guatemalën

Guatemala po përjeton një thatësirë të gjatë dhe fermat e këtij vendi nuk kanë prodhuar sasi të mjaftueshme për popullsinë e këtij vendi.

Para një muaji Ministria e Bujqësisë së Guatemalës u shpreh se vendi ishte në statusin e “fatkeqësisë” për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Nga një raport doli se prodhimi  i misrit dhe fasuleve kishte rënë në masën 50 %.

Përfaqësuesit më të lartë të vendit latin kanë kërkuar ndihma nga vendet fqinje si edhe nga kontinenti europian. Sipas përllogaritjes së administratës së Guatemalës, janë rreth 400 mijë familje të cilat rrezikojnë të kapin pragun e urisë.

Kjo për shkak se produktet vendase bujqësore janë në rënie të lirë. Ambasadori i Venezuelës, Orlando Torrealba u shpreh në Guatemala se vendi i tij do të sillte edhe një ngarkesë tjetër prej 16 tonësh me ushqime bazë javën e ardhshme.

Këto ndihma po dërgohen në rajonet që po e vuajnë më shumë thatësirën dhe do t’u shpërndahen popullatës vendase.

Duhet thënë se ky vend ka vite që po vuan nga thatësira dhe sipas raporteve mjeksore del se 49 % e fëmijëve në Guatemalë vuajnë nga kequshqyerja kronike.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›