E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari humb jetën në aksident me motor

ATHINE- Një shqiptar mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos, nga një aksident që ndodhi mbrëmë në rrugën Gastounis-Paliohori pranë qytetitë të Patras në Greqi. 58 vjecari nga Shqipëria Vladimir Meniku banor i Gastounis mbeti i vdekur në vend pas përplasjes së motorit me të cilin udhëtonte, ndërsa një bashkëkombas 34 vjecar që ishte me të, u plagos.

58 vjecari ishte duke ecur me motor në të njëjtin drejtim me një makinë bujqësore, që drejtohej nga një 65 vjecar grek. Shoferi i makinës ka treguar në polici, se befas pa nga pasqyrat një motor që vinte pas tij me shpejtësi. Shoferi i makinës u përpoq t’i hapë rrugë, por brenda disa sekondave motori goditi makinën dhe bëri një rrotullim në ajër.

Nga goditjet gjeti vdekjen 58 vjecari shqiptar, që njihej në qytetin ku banonte, pasi kishte një kafene dhe ishte njeri i dashur për gjithë komunitetin, grek dhe shqiptar.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›