Greqi, shtohen divorcet mes cifteve shqiptare
ATHINE-Shumë cifte shqiptare që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Greqi, po shkojnë drejt divorcit dhe dyshohet se shkak paresor eshte ai i krizës ekonomike që ka përfshirë këtë vend.
Kriza e cila ka prekur kryesisht shtresat e varfra, natyrisht ndihet shumë në familjet e emigrantëve shqiptarë, aty ku burrat kanë punuar në fushën e ndërtimit ose nëpër fabrika, pasi ndërtimi ka pesuar rënie të madhe dhe pakësim të vendeve të punës, ashtu si edhe shumë fabrika janë mbyllur duke nxjerrë punonjësit të papunë.
Gjëndja e rënduar ekonomike, papunësia, mundësitë e pakta për të rritur fëmijët në mirëqënie, detyrojnë shpesh emigrantët të marrin vendimin ekstrem të ndarjes dhe prishjes së martesës. Në familjet ku burrat kanë mbetur pa punë, janë gratë ato që mbajnë familjen dhe këtu është fillesa e kontradiktës. Në këto raste, gruaja mendon se gjithçka në familje po e ofron ajo dhe sheh bashkëshortin e saj si shkaktarin e problemeve financiare të familjes madje edhe pengesë për ecjen përpara. Kjo sjell kontradikta, të cilat shpesh përfundojnë në ushtrimin e dhunës nga burri mbi gruan. Dhuna bashkuar me problemet financiare duket se e bëjnë të pamundur bashkëjetesën mes këtyre cifteve.
Sipas statistikave, në shumicën e rasteve, janë femrat ato që kërkojnë të divorcohen nga bashkëshorti.
Marrëdhëniet problematike me burrat dhe fakti që ndihen “të pavarura” ekonomikisht, i bëjnë gratë që ta kenë më të lehtë të kërkojnë divorcin dhe të preferojnë të jetojnë dhe të rrisin fëmijët, të vetme, pa bashkëshortët e tyre.
Megjithatë divorci nuk është zgjidhja e problemit, pasi pas tij vjen cështja e kujdestarisë së fëmijëve dhe detyrimet që duhet të paguajë prindi, i cili do jetë larg fëmijës. Në shumicën e rasteve divorcet kryhen nga gjykatat shqiptare, të cilat përgjithësisht u japin kujdestarinë nënave dhe detyrojnë baballarët të paguajnë pension mujor për fëmijën derisa ai mbush moshën 18 vjeçare. Pensioni mujor që përcaktohet nga Gjykatat shqiptare nuk është i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të një fëmije në Greqi.
Në disa raste paditëset iu drejtohen gjykatave greke për të përcaktuar një pension të të madh mujor për fëmijët. Kur gjykata e merr një vendim të tillë, mbetet në pikëpyetje se ku do t’i gjejë paratë për të paguar pensionin një prind, i cili ka mbetur pa punë e për pasojë edhe pa të ardhura.
(d.b/BalkanWeb)