E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sindikatat zhvillojnë sërish protesta



Sindikatat greke kanë zhvilluar sërish protesta kundër planit anti-krizë dhe reformës së pensioneve që qeveria Papandreu do të cojë në Parlament. Ndërsa punonjësit e sektorit të turizmit kanë njoftuar mbajtjen e grevave, konfederatat e punonjësve të sektorit publik kanë organizuar dje një manifestim të madh në Athinë. Sipas agjencive lokale të lajmeve, korteu u mblodh në qendër të kryeqytetit helen dhe marshoi deri tek selia e Parlamentit, ku kundërshto ashpër reduktimin e rrogave dhe pensioneve.

Berlin
Gjermania dhe Rusia propozojnë një komitet të ri sigurie

Gjermania dhe Rusia kanë propozuar krijimin e një komiteti të ri sigurie, i cili do të kontrollojë situatat emergjente në të gjithë rajonin. Ky komitet po ashtu pritet të vendosë rregullat për menaxhimin e përbashkët të krizave civile dhe ushtarake nga Rusia dhe Bashkimi Europian. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Dimitri Medvedev deklaruan se çështja e parë që do të mund të trajtohej është konflikti në Transnistri, i cili ka shqetësuar Rusinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Bashkimin Europian për afro dy dekada.

Përgatiti: Blerina Olldashi

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›