Hofman-Bateman, skandali, puthje gej në transmetimin direkt
gjatë një ndeshjeje basketbolli në Los Anxheles. Ata janë puthur në gjatë transmetimit direkt dhe performanca e tyre u fokusua në ekranin e madh të stadiumit. Dy yjet e Hollivudit ishin ulur në zonën “vip” duke bërë shaka me kolegët e tjerë që ishin të pranishëm si: Adam Sandler, Snup Dog dhe Leonardo Di Kaprio. Ishin të gjithë të ngazëllyer sepse në fushë ishin “Los Angeles Lakers” që sfidonin “Boston Celtics” në finalen e “Nba”-së. Por rezultati i ndeshjesh u zbeh menjëherë, kur në një moment telekamera inkuadroi çiftin që po puthej. Të gjithë kanë parë me kureshtje afrimin e aktorëve Hofman dhe Bateman, që në vend të puthnin partneret e tyre, nuk janë menduar shumë dhe kanë shkëmbyer këtë gjest. Një moment shokues dhe më pas një heshtje e thellë ka përpirë stadiumin...
Eshli Grin, imazhi i ri i “Avon”-it
Eshli Grin është emëruar imazhi i ri i produkteve të kozmetikës të kompanisë “Avon Products Inc”. Aktorja e filmave “Twilight”, do të zëvendësojë aktoren e serisë “The Hills”, Lauren Konrad, si zëdhënëse e kësaj marke kozmetike. “Eshli ka një bukuri natyrale, por më pëlqen që ajo eksperimenton me modën. Ajo kombinon dhe nxjerr stile origjinale. Për këtë arsye ne menduam se ajo do të na përfaqësojë denjësisht në fushatat publicitare që pretendojmë të realizojnë në të ardhmen. Shpresojmë që kjo të jetë vërtet zgjedhja e duhur. Kështu është shprehur presidentja e kompanisë, Klaudia Pokia.
7 Qershor 2010