E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, situatë kritike në rajonin Evros për shkak të përmbytjeve

ATHINë- Situatë kritike vazhdon të jetë në rajonin verior grek Evros ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga niveli i rritur i lumenjve Marica dhe Arda.
Lumi Arda dje doli nga shtrati në dy vende në rajonin Orestijada ku ekziston rreziku i përmbytjes së tokave të punuara.
"Situata është shumë kritike. Presim që të rritet niveli i lumenjve gjatë ditës", deklaroi Nikos Zabunidis drejtues i rajonit Evros.
Sipas tij, niveli i lumit Marica është 6,90 metra, të njëjtin nivel si edhe në vitin 2007 kur rajoni u përfshi nga përmbytje të mëdha.
Zabunidis theksoi që të zgjidhet përfundimisht problemi me përmbytjet dhe sipas tij duhet një zgjidhje e përbashkët politike nga ana e Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›