Greqi, sondazhet: Demokracia e RE kryeson

Sondazhet greke, foto arkiv
Tendencë në rritje, kryesisht për konservatorët e Demokracisë së Re dhe SIRIZA-n si edhe një rritje të limituar për PASOK-un, krahasuar me zgjedhjet e 6 majit, evidentojnë sondazhet e fundit që publikohen në gazetat greke Real News dhe Proto Thema.
Në sondazhin e Real News, në vlerësimin e votës Demokracia e Re grumbullon 24,4 për qind, SIRIZA 23,8 për qind, PASOK-u 14,5 për qind, Grekët e Pavarur 8,5, Partia Komuniste 5,9, Agimi i Artë 5,8, e Majta Demokratike 6,9, Ekologjistët 2,3, LAOS 1,3, Aleanca Demokratike 1,7, Krijim Përsëri 1,9, dhe Aksioni 0,8 për qind.
Në sondazhin që publikon Proto Thema, Demokracia e Re grumbullon 23,1 për qind, SIRIZA 21,4 për qind, PASOK-u 13,5 për qind, Grekët e Pavarur 7,3, Partia Komuniste 5,2, Agimi i Artë 5,2 për qind dhe e Majta Demokratike 6,0 për qind të votave. /E.L/